spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
12:21
HomeKosovaCaktohet data e takimit mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Caktohet data e takimit mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve do mbahet më 17 dhjetor, ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian Anitta Hipper.

“Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.

- Advertisement -

Do jetë ky takimi i fundit për këtë vit i kryenegociatorëve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Gjithashtu do jetë ky ndër takimet e fundit që do i organizoj emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, meqë mandate atij i skadon në fund të muajit janar.

Akoma nuk është e qartë kush do e trashëgoj Lajçakun dhe nëse BE do ketë emisar tjetër për dialog.

- Advertisement -

Gjithçka do varet nga qasja e shefes së re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas e cila mori postin më 1 dhjetor dhe do menaxhoj edhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat