spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
12:21
HomeKosovaGërvalla: Serbia nuk është Rusia, por e imiton në qasjen ndaj Kosovës

Gërvalla: Serbia nuk është Rusia, por e imiton në qasjen ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën.

Gërvalla ka theksuar se nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzë Kosovën nga tavolina.

- Advertisement -

“Ata nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente. Mendoj zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën. Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do mund të afrohemi me Evropën”, ka theksuar ndër të tjera Gërvalla në Top Channel.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat