Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka ecur në këmbë në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Pas takimeve me përfaqësues politik të komunitetit serb, Terras nuk ka pranuar të flas para mediave.
Terras ka vizituar fshatin Varagë, të Zubin Potokut, për të parë nga afër kanalin e Ibër – Lepencit që ishte cak i sulmit të 29 Nëntorit.
Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.



