spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:06
HomeKosovaKurti në takim me kryetaren e Johnston: Aleanca me SHBA-në është themelore

Kurti në takim me kryetaren e Johnston: Aleanca me SHBA-në është themelore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e qytetit të Johnston në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paula Dierenfeld.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për miqësinë dhe marrëdhëniet e mira mes Iowa-s dhe Kosovës, gjersa trajtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fusha si agrikultura, arsimi, mbrojtja dhe sporti.

- Advertisement -

DSC-3894

“Kryeministri Kurti e njoftoi për zhvillimin ekonomik e progresin demokratik të vendit në katër vitet e fundit, duke veçuar dhe investimet e avancimet në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.Shtoi se Kosova është edhe shtëpi e organizimeve të rëndësishme sportive, gjersa po përgatitemi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ndërkohë që në korrik të vitit të ardhshëm do mirëpresim Kampionatin Evropian në volejboll për grupmoshat U16 të vajzave së bashku me Shqipërinë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

DSC-3931

Gjatë takimit, thuhet se kryeministri Kurti theksoi dhe bashkëpunimin, partneritetin e aleancën e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër projektet e përbashkëta madhore është edhe programi Kompakt i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, si investim në energjinë e ripërtërishme përmes baterive për ruajtjen e energjisë, në vlerën prej 236.7 milionë dollarësh.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat