spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:27
HomeKosovaPrishtinaRama dhe Janko Cerkvenik diskutojnë për formimin e shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë...

Rama dhe Janko Cerkvenik diskutojnë për formimin e shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Zjarrëfikësve të Sllovenisë, Janko Cerkvenik.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur nga Rama përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjerash ai tha se në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

- Advertisement -

“Sot, bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica mirëpritëm Janko Cerkvenik, Kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë, dhe Franci Petek, Komandant Nderi i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë. Shkëmbyem përvoja dhe diskutuam se si mund të ndihmojmë në krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë në Prishtinë. Kryeqyteti mbetet gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë sonë për emergjenca”, ka shkruar Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat