Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në një postim në platformën “X”, në nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ajo ka kërkuar nga Serbia që të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç është konfirmuar nga BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera”, ka thënë ajo.
“Kërkojmë nga Serbia të respektojë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka thënë Gërvalla.



