spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:22
HomeKosovaOsmani: Institucionet kanë detyrim për fuqizimin e komuniteteve

Osmani: Institucionet kanë detyrim për fuqizimin e komuniteteve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën udhëheqjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur mbledhjen konstituive me përbërjen e re.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani, tha se Këshilli Konsultativ për Komunitete është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

“Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani, theksoi përkushtimin e saj të palëkundur për të siguruar që çdo qytetar – pa dallim etnie, feje apo gjuhe – të ndihet pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë së Kosovës. Presidentja Osmani vuri në dukje arritjet kryesore të këtij Këshilli përgjatë këtij viti, duke ofruar mbështetjen e plotë në përmbushje të objektivave”, njofton zyra për informim e Presidencës.

Në fjalimin e saj ndër të tjera, thuhet në njoftim presidentja Osmani ripohoi prioritetin e Presidencës për ta mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin e çdo individi, duke siguruar që asnjë qytetar të mos margjinalizohet apo diskriminohet.

- Advertisement -

“Një Kosovë e sigurt për fëmijët tanë në një botë ku siguria çdo ditë e më shumë rrezikohet nga forca të errëta dhe destabilizuese është një synim që na bashkon të gjithëve. Për Presidencën, ky është një prioritet dhe një angazhim i përditshëm. Ne duhet të ecim besimplotë drejt integrimit, qoftë brenda vendit, qoftë në proceset euroatlantike”, ka theksuar Osmani.

Në përfundim të fjalës së saj, Presidentja nënvizoi se fuqizimi i komuniteteve është një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim i drejtë që fuqizon shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat