spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:22
HomeKosovaSot mbyllet afati për listat e kandidatëve për deputetë

Sot mbyllet afati për listat e kandidatëve për deputetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, në orën 16:00, përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zgjedhjet parlamentare të vendit do të mbahen më 9 shkurt 2025. Kjo datë ishte caktuar nga presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati realizuar me krerët e partive më të mëdha politike në vend.

- Advertisement -

Deri më tani është vetëm LDK-ja e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

- Advertisement -

Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat