spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:22
HomeKosovaVIDEO / Osmani nderon Hovenier me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”: “Një mbrëmje...

VIDEO / Osmani nderon Hovenier me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”: “Një mbrëmje që më lë pa fjalë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovernier, po largohet nga Kosova dhe shërbimi në Prishtinë është i fundit për një diplomat karriere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ai.

Ai të martën mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e vendit, ndërsa u emocionua gjatë fjalës së tij në ceremoni. Tha se kishte planifikuar t’i thoshte disa fjalë, se zakonisht s’mbetet pa fjalë, por se këtë mbrëmje ato i kishin humbur.

- Advertisement -

Osmani, e cila publikoi një video nga ky moment, tha se Hovenier “për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador”.

“Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit Ambasador Hovenier!”, shkroi presidentja në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat