spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:37
HomeSiguriaPoliciaE PLOTËSUAR / Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë - Shqipëri

E PLOTËSUAR / Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grup i trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri është shkatërruar nga policia.

Nga detajet e para të operacionit mësohet se kanë rënë në pranga 15 persona dhe janë kapur 50 armë.

- Advertisement -

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim në mes të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Prokuroria Speciale ka dalë me një komunikatë për arrestimin e disa personave të dyshuar për trafik të armëve Kosovë- Shqipëri.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta, 3 armë të gjata, 2635 fishekë, dy automjete dhe pajisje tjera.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrollë në nëntë (9) lokacione pronë e të dyshuarve. Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,;  Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek /municion të modelit të ndryshëm;  Dy automjete dhe pajisje tjera.”

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 8 persona, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë

“Tetë (08) persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë. Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.”

Po ashtu dje është zhvilluar operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende.

“Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11.11.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:  E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.”

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Prokuroria Speciale njofton se në prill të këtij viti kishte pranuar informacione për këtë rast.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse. Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat