Presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, ka mposhtur Princeshën e Uellsit dhe Elon Musk, të cilët ishin gjithashtu në listën e ngushtë në garën për të fituar titullin “Person i Vitit” nga revista e njohur “Time”.

Trump, i cili ka mbijetuar nga dy tentativat për vrasje gjatë muajve të fundit dhe ka triumfuar në garën për president të SHBA-së, ishte shpallur “Personi i Vitit” edhe në vitin 2016, kur fitoi për herë të parë ulësen kryesore në Shtëpinë e Bardhë.

Fitorja e tij e dytë është “historike në shumë mënyra”, shkroi revista “Time”.




