Një shqiptar nga Kosova është liruar pas 12 vjetësh burgim në burgjet e Assadit në Siri.
Me inicialet A.SH, ai është nga fshati Seçishtë i Hani Elezit.
Në një intervistëper mediat, eksperti i Sigurisë në Bedri Elezi, ai kishte 12 vjet pa kontaktuar me familjen e tij.
Më tej, Elezi tha se A.SH pas lirimit, ka njoftuar familjen e tij që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që t’i krijohen kushtet për t’u riatdhesuar.
Sipas Elezit, para 12 viteve, A.SH, në përpjekje për t’i ikur forcave të Asaddit ishte hedhur nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë poshtë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg, dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë.
“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin. Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit, të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për t’i riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar, por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.



