spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
21:43
HomeKosovaHamza preferon koalicionin me LDK-në, por nuk ia mbyllë derën LVV-së

Hamza preferon koalicionin me LDK-në, por nuk ia mbyllë derën LVV-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka përsëritur se preferenca e partisë është që koalicion paszgjedhor të ketë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, ka deklaruar se për këtë vendos sovrani në ditën e zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Duhet t’i presim rezultatet e 9 shkurtit. Për mua koalicion i preferuar është koalicioni me partitë që tani ndodhen në opozitë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.

Hamza nuk ka vendosur që nga fillimi vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se më e pëlqyeshme për partinë e vet do të ishte që qeveria e re pas 9 shkurtit të vinte nga formacionet politike opozitare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat