spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:37
HomeRajoniI sëmurë apo diçka tjetër, Dodikun e shtrirë në spital e viziton...

I sëmurë apo diçka tjetër, Dodikun e shtrirë në spital e viziton Vuçiq: “Kemi shumë punë të përbashkët përpara”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitoi Presidentin e entitetit të Bosnjës, Republika Srpska, Milorad Dodik, në një spital në Beograd.

Vuçiq ndau një fotografi së bashku me Dodikun nga dhoma e spitalit në rrjetin social Instagram.

- Advertisement -

“Vizitova Presidentin Dodik para ndërhyrjes së nesërme dhe i urova shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin dhe takimet e reja me udhëheqësinë e Republika Srpska. Kemi shumë punë për të bërë së bashku,” shkroi Vuçiq në postim.

Si kujtesë, Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, u shtrua në spital në Beograd të dielën për shkak të dhimbjeve akute. Sipas diagnozës fillestare, pas përgatitjeve të nevojshme, u krye një operacion në ezofag dhe stomak.

- Advertisement -

Por, burimet tona hedhin dyshime mbi versionin zyrtar të paraqitur nga mediat e kontrolluara nga Vuçiqi. Sipas tyre, i listuari në të zezë nga SHBA-të, Dodik, është në gjendje të rëndë shëndetësore, me detaje që ende mbahen larg opinionit publik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat