spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
23:00
HomeKosovaPDK-ja dorëzon 16 ligje në Kushtetuese, Tahiri beson se do të rrëzohen

PDK-ja dorëzon 16 ligje në Kushtetuese, Tahiri beson se do të rrëzohen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e fundit. Tahiri është shprehur i bindur se këto ligje do rrëzohen.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha para gazetarëve se 15 nga këto projektligje janë dërguar në Kushtetuese për çështje procedurale. Ndërsa Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë tha se e kanë kontestuar në tërësi.

- Advertisement -

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.

Ai pati kritika edhe për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

- Advertisement -

“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamudnësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat