spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:37
HomeSiguriaPoliciaPolici që plagosi një qytetar në Veri të Kosovës dënohet me tre...

Polici që plagosi një qytetar në Veri të Kosovës dënohet me tre vjet burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar të premten një pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës me tri vjet burgim për plagosjen e një banori serb në veri të vendit vitin e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë avokati i viktimës, Millosh Deleviq.

Polici Korab Pepaj u dënua për veprën penale “vrasje në tentativë”, pasi u akuza se në prill të vitit 2023 e plagosi qytetarin Millosh Jovanoviq.

- Advertisement -

Pepaj ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së REL-it për koment.

- Advertisement -

Deleviq theksoi se, në parim, është i “kënaqur” me vendimin e gjykatës, duke thënë se është vërtetuar se polici e ka qëlluar dhe plagosur klientin e tij.

“Nuk është siç pretenduan ai dhe mbrojtja e tij në gjykatë, se ai nuk e kishte bërë këtë. Qëllimi ynë nuk ishte dënimi i lartë, por të vërtetohej ajo që vërtet ndodhi”, tha Deleviq.

Millosh Jovanoviqit u plagos më 10 prill në Urën e Bistricës, ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviqit, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Megjithëse Policia fillimisht e mohoi përfshirjen, më vonë ajo e pranoi dhe njoftoi se i kishte pezulluar nga detyra katër oficerë policorë si të dyshuar për përfshirje në të rast.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi asokohe se hetimet fillestare treguan se përkundër sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, Millosh Jovanoviq nuk e kishte ndalur automjetin dhe zyrtari policor shtiu me armë në drejtim të veturës duke e plagosur atë.

Autoritetet kosovare vendosën forca shtesë në veri të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Forcat shtesë përbëhen kryesisht nga policë të komunitetit shqiptar, të cilët nuk pranohen nga popullata lokale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat