spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
00:11
HomeKosovaBurri i Edona Llalloshit dyshohet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon caktimin...

Burri i Edona Llalloshit dyshohet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po dyshohet për dhunë në familje.

Rasti për media është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila njofton se për të është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

- Advertisement -

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Emri i këngëtares së njohur shqiptare doli edhe njëherë tjetër në skenë para pak ditësh kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njoftoi se Llalloshi do të jetë pjesë e listës për deputetë.

- Advertisement -

“Edona Llalloshi është një nga emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadash, përveç krijimeve cilësore, ajo ka spikatur për personalitetin e saj të veçantë. Është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën , do t’i përkushtohemi edhe më shumë artit dhe kulturës, Edona”, kishte shkruar Albin Kurti në rrjetin social Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat