Granit Xhaka ka reaguar pasi Zvicra do të ketë sërish përballje me Kosovën.
“Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.
“Ka kohë që nuk luajnë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kanë mundur të fitoj kundër Kosovës, ndaj së cilës kanë luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Evropian dhe në një ndeshje miqësore”, shkroi Blick.
“Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, shtoi Xhaja kur u pyet për Kosovën.



