spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
01:36
HomeKosovaDaut Haradinaj në Zvicër: Mërgata e di se Kosova është rezultat i...

Daut Haradinaj në Zvicër: Mërgata e di se Kosova është rezultat i angazhimit, jo i fjalëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, po qëndron për një vizitë në Zvicër në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, persona duke studiuar dhe teksti

- Advertisement -

Haradinaj ka njoftuar se sot është formuar edhe një nëndegë e madhe e AAK-së në Fribourg të Zvicrës.

Mund të jetë një imazh i 8 persona

- Advertisement -

“Aleanca po rritet e zgjerohet me ritëm të shpejtë, sonte edhe me një nëndegë të madhe nga shqiptarët tanë të jashtëzakonshëm në Fribourg të Zvicrës. Është kënaqësi por më shumë dhe krenari të ndodhem sonte mes mërgatës tonë kampione të sukseseve dhe qytetarëve model kosovaro – zviceran, që përpos që janë vlerë e madhe e vendit ku jetojnë, janë padyshim bijtë e bijat e Kosovës që janë aty për atdheun e tyre në çdo kohë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Postimi i plotë:

Aleanca po rritet e zgjerohet me ritëm të shpejtë, sonte edhe me një nëndegë të madhe nga shqiptarët tanë të jashtëzakonshëm në Fribourg të Zvicrës.

Është kënaqësi por më shumë dhe krenari të ndodhem sonte mes mërgatës tonë kampione të sukseseve dhe qytetarëve model kosovaro-zvicëran, që përpos që janë vlerë e madhe e vendit ku jetojnë, janë padyshim bijtë e bijat e Kosovës që janë aty për atdheun e tyre në çdo kohë.

Mërgata jonë e ka kuptuar saktë që Kosova nuk është produkt fjalësh e premtimesh, por që Kosova është produkt i punës dhe angazhimit, andaj janë sot kaq shumë këtu në mbështetje të Aleancës për Kosovën Fituese. Mërgata jonë e din saktë që janë pjesë e pashmangshme e vendimarrjes dhe që duhet të rreshtohen drejtë, për të mirën e përbashkët.

Falënderim e mirënjohje për Kryetarin e sapozgjedhur të Nëndegës në Fribourg, Valdrin Hasanaj, nënkryetarëve, Lulzim Bajraktari, Yll Kelmendi dhe Albert Muçaj, sekretarit Besnik Makshana, arkatarit Arsim Lekaj dhe organet tjera të nëndegës.

Duke ju uruar punë të mbarë e suksese të mëtejmë, i presim në Kosovë jo vetëm më 9 shkurt, por sa herë që kanë nevojë për atdheun e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat