spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
01:44
HomeKosovaNë samitin BE-Ballkani Perëndimor do të konfirmohet rruga evropiane

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të konfirmohet rruga evropiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata nga Ballkani Perëndimor, në samitin e radhës do të konfirmojnë sërish angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të shteteve të rajonit në familjen evropiane.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 18 dhjetor në takimin tashmë të rregullt vjetor.

- Advertisement -

Do të jetë ky samiti i parë ndonjëherë që do ta kryesojë Antonio Costa, president i sapoemëruar i Këshillit Evropian.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në deklaratën e përbashkët që do ta miratojnë liderët do të thuhet se “Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet”.

Pranohet se ekziston një dinamizëm i ri në procesin e zgjerimit, teksa nënvizohet se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit është në interes të përbashkët, gjithnjë duke u bazuar në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave vetanake.

Nëpërmjet të deklaratës së përbashkët, liderët evropian dhe ata të rajonit do të nënvizojnë se bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, përfshirë me shtetet anëtare të BE-së, janë pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit.

“Mosmarrëveshjet rajonale dhe dypalëshe të rrënjosura në të kaluarën kanë penguar për një kohë të gjatë fokusimin në të ardhmen”, thuhet në draftin e deklaratës të cilën do ta miratojnë liderët në fund të samiti. Shtohet gjithashtu domosodshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve dypalëshe në rajon.

Sa i përket dialogut në draft precizohet se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve po i pengon të dyja palët. Kërkohet gjithashtu zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e fundit për rrugën drejt normalizimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat