spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
00:36
HomeSportBarcelona merr frym lirshëm pasi mbretërit dështuan t'ia arrijnë qëllimit

Barcelona merr frym lirshëm pasi mbretërit dështuan t’ia arrijnë qëllimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reali i Madridit humbin një mundësi të mirë për të ushtruar presionin ndaj Barcelonës në klasifikimin e La Ligës.

Kryeqytetasit u ndalën në një barazim 3 me 3 në transfertë kundër Rajo Vajekano, skuadër ku luajti 31 minuta edhe mbrojtësi i përfaqësueses sonë Ivan Balliu.

- Advertisement -

Ndeshje me shumë përmbysje ajo e luajtur ne fushën e Vajekanos.

Vendasit shkuan deri në avantazh të dyfishtë falë golave të realizuar në minutat 4 dhe 36 nga Lopez dhe Mumin.

- Advertisement -

Mirëpo Reali u zgjua dhe e mbylli në mënyrë të mrekullueshme pjesën e parë duke barazuar shifrat falë golave të Valverdes dhe Belingham.

Jo vetëm kaq, por në nisje të pjesës së dytë ishte Rodrigo i cili duke shfrytëzuar pasimin e Arda Gyler kaloi në avantazh për herë të parë miqtë.

U duk një ndeshje e vendosur në shinat e duhura për skuadrën e trajnerit Anceloti.

Mirëpo 8 minuta më vonë ishte Palazon që ndëshkoi Los Blankos duke barazuar shifrat në 3 me 3.

Me gjithë përpjekjet e mëdha deri në fund, Reali nuk mundi të fitojë ndeshjen duke dështuar të parakalojë të paktën përkohësisht Barcelonën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat