spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
10:39
HomeRajoniShqipëriaGjekmarkaj për Parashqevi Simakun: Të mos e trajtojmë si objekt sevapi, por...

Gjekmarkaj për Parashqevi Simakun: Të mos e trajtojmë si objekt sevapi, por solidariteti, merite e dinjiteti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, i është bashkuar reagimeve për gjendjen e këngëtares ikonë shqiptare Parashqevi Simaku, pas pamjeve që u shpërndanë në mediat amerikane javën e kaluar dhe të cilat nxorën në pah situatën e saj.

Ai tha se ajo nuk duhet trajtuar “si objekt sevapi, por solidariteti, merite e dinjiteti”.

- Advertisement -

Ai thotë se me emrin e saj këto ditë po prodhohen shumë lajme të trishta, të cilat po marrin përmasa deri të frikshme. Sipas deputetit, të njëjtat përmasa po merr dhe nevoja për sensacion dhe klikime me emrin e saj.

“Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj. Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në Neë York, por në të dyja rastet si Shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh”, shkruan Gjekmarkaj.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Postimi i plotë:

Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe per ne të gjithë!

Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një përmasë të frikshme!

Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes të kësaj dramë personale tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe, e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga përsonat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar edhe për patriotizëm kavajas, është Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar kësisoj, ai ka demostruar një permasë njerzore e institucionale të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj.  Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në New York , por në të dyja rastet, si shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni, e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh!

Shumë këngëtarë të huaj paguhen për të performuar në Tiranë, mbase kjo inisiativë mund të merret për të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit!

Biznesmenët shqiptar akuzohen për mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranës, kanë rastin ti përgenjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar një apartament këngëtares së madhe me gjasë e pastrehë!

Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë, po aq vlen përpjekja e përbashkët këtu dhe atje por e vertetë njerzore, jo duke e trajtuar atë si objekt sevapi por  solidariteti, meritë e dinjiteti.

Gjithsesi këto lajme po na vënë në provë etike të gjithve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare, me personalitetin që na dhuroi emocione të vërteta, kur shumëçka qe e rrëme!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat