spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
06:34
HomeKosovaTahiri: Mesazh i keq për qytetarët që kryeministri tejkalon organin e akuzës

Tahiri: Mesazh i keq për qytetarët që kryeministri tejkalon organin e akuzës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i deputetëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri i vendit organin e akuzës.

“Seancat e mbajtura më 5 dhjetor kanë qenë seanca që na u pamundësua pjesëmarrja e opozitës. Këtë vërejtje ia shpreha edhe kryetarit dhe mazhorancës. Nuk ka qenë bojkotim i opozitës dhe jemi ftuar dy minuta me vonesë. Në rast se një praktike e tillë legjitimohet nga Kushtetuesja, do të jetë e dëmshme për demokracinë. Siç e dini ne i kemi dërguar 19 projektligje dhe presim që të merret vendimi në favor tonin”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Tahiri ka thënë se mungesa e Kurtit në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar tejkalon organin e akuzës.

“Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë u pa sot”, tha Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat