storm•/“Skandal”: Opozita thotë që skandali me ndarjen e granteve për bujqësi gjatë viteve 2020-2023 nxjerrë në pah një mori shkeljesh dhe abuzimesh të fondeve publike, që kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Qeveria Kurti dhe Ministria e Bujqësisë. Sipas Kryetarit të “Intelektualve”, Artan Nimani, në këtë proces kemi, përfitues fiktivë, biznese të paregjistruara dhe përfitues jashtë sektorit të bujqësisë, vetëm disa nga parregullsitë e zbuluara, të cilat dëmtojnë rëndë besueshmërinë në procesin e shpërndarjes së granteve dhe kanë ngritur dyshime serioze mbi transparencën dhe integritetin e institucioneve përgjegjëse.
Po sipas z.Nimani – ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të plotë për të garantuar drejtësi dhe ndaljen e abuzimeve të mëtejshme.
Reagimi i pa edituar i kryetarit të Forumit Intelektual dhe kandidatit për deputet, Artan Nimani:
GRANTE PËR “BUJQËSINË”, POR FITUESIT NUK EKZISTOJNË
Skandali që kërkon përgjigje nga Qeveria Kurti!
Shkeljet dhe parregullsitë e identifikuara në ndarjen e granteve për bujqësi nga viti 2020 deri në vitin 2023 janë dëshmi e keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës nga Qeveria Kurti dhe Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci. Kjo situatë kërkon përgjigje të menjëhershme dhe ndërhyrje nga organet e drejtësisë.
Sipas gjetjeve të platformës CorrWatch (e mbështetur nga institucione ndërkombëtare dhe organizata vendore), 44% e granteve të shpërndara, përkatësisht 541 përfitues, janë të dyshimta ose me probleme ligjore. Këto shkelje kanë ngritur shqetësime të mëdha për mënyrën se si po shpërndahen fondet publike.
Faktet shqetësuese nga raporti:



Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Qeveria Kurti dhe Ministria e Bujqësisë:
1.Si janë përzgjedhur këta përfitues dhe a janë kontrolluar përmes mekanizmave zyrtarë?
2.Pse janë lejuar të përfitojnë biznese të regjistruara rishtazi apo të paaktivizuara në bujqësi?
3.Çfarë masash konkrete do të merren për të ndaluar këtë abuzim të parave publike?
Kjo situatë përfaqëson një keqpërdorim të hapur të fondeve dhe shkelje të ligjit, e cila duhet urgjentisht të hetohet nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë. Qeveria nuk mund të fshihet pas statistikave kur ka shkelje të tilla të rënda që dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet publike.