Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, ka folur për sulmin e 29 nëntorit që ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit.
Ai tha se ky sulm tregon për brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Shefi i NATO-s, me këtë rast e ka falënderuar komandatin e KFOR-it, Enrico Barduani, për siç tha ai, vendosjen e shpejtë të trupave për të siguruar infrastrukturën kritike.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që misioni i KFOR-it të përmbushë mandatin e OKB-së. Është e rëndësishme që ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të përgjigjen”, tha Rutte.
Këtë deklaratë ai e dha në një konferencë për media që e mbajti me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq.



