Donald Trump ka dhënë sinjale se pasi të marr pushtetin, mund të anulojë lejen që Ukraina të përdorë raketa amerikane brenda Rusisë.
Duke folur për mediat në Mar-a-Lago, ai tha se ishte një “gabim i madh” të lejohej Ukraina të godiste objektivat brenda Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA.
“Sidomos vetëm disa javë para se të marr detyrën. Pse do ta bënin këtë pa më pyetur se çfarë mendoja? Mendoj se ishte një gabim i madh”, tha ai.
I pyetur nga një gazetar nëse do të mendonte ta kthente vendimin pasi të ishte në detyrë, ai u përgjigj: “Mundet. Mendoj se ishte një gjë shumë marrëzi për të bërë”.
Ai gjithashtu e quajti vendim të gabueshëm të Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godiste objektivat në tokën ruse me armë amerikane, pasi sipas tij, kjo shkaktoi vendosjen e ushtarëve të Koresë së Veriut.
Presidenti në largim ka thënë se ai e bëri këtë veprim për shkak të vendimit të Rusisë për të vendosur koreano-veriorët në fushën e betejës.
Trump ka pohuar më parë se vendimi i presidentit në largim rrezikonte “ta përshkallëzonte këtë luftë dhe ta përkeqësonte atë”.
Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë shpejt pasi ta marrë detyrën për herë të dytë, pa përcaktuar se si planifikon ta bëjë këtë.
Të hënën, republikani tha se do të fliste me Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe Vladimir Putin të Rusisë për t’i dhënë fund luftës, sepse imazhet e konfliktit e kishin shqetësuar atë.
“Duhet të ndalet”, u tha ai shkurt gazetarëve.