storm•/Bizz: Aktori i njohur Leonardo DiCaprio është parë në publik me të dashurën e tij 19-vjeçare, duke shkaktuar reagime të shumta. E reja deklaroi për mediat: “Ai më premtoi se do të më bëjë të lumtur përgjithmonë, dhe unë i besoj sepse ajo që kemi është dashuri e vërtetë. Madje më bleu një jaht timin.”
Ky lajm vjen pasi DiCaprio njihet për ndarjet e tij të bujshme me partneret kur ato mbushin moshën 25-vjeçare.
Në këtë kontekst, bie në sy edhe një detaj interesant: reagimi me “👍” i biznesmenit Eroll Belegu në këtë deklaratë të të dashurës së re të DiCaprios. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse z. Belegu ka njohje me 19-vjeçaren apo nëse situata ka ndonjë ngjashmëri me raportin e tij me moderatoren Diola Dosti, duke pasur parasysh diferencën e konsiderueshme të moshës midis tyre.
Gjithsesi, të dy çiftet duket se po shijojnë pushimet në vendet bregdetare, larg polemikave dhe komenteve të shumta që i shoqërojnë.



