spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:52
HomeBotaRinisin sulmet izraelite në Gaza, vriten 10 civilë

Rinisin sulmet izraelite në Gaza, vriten 10 civilë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forcat izraelite kanë vrarë 10 persona në Gaza, në sulmin e ri që kanë nisur në këtë pjesë.

Viktimat pësuan nga bombardimet e avionëve në një bllok banimi.

- Advertisement -

Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se të 10 palestinezët e vranë, ishin civil që po përgatiteshin për gjumë dhe u shënjestruan pa asnjë paralajmërim paraprak.

Raportohet për sulme edhe në afërsi të spitalit Kamal Adwan, ku ushtria izraelite ka vendosur robotë të ngarkuar me eksplozivë dhe i ka shpërthyer ata, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në ndërtesat e banimit.

- Advertisement -

Gjithashtu, kolonët e armatosur izraelitë sulmuan disa automjete palestineze në hyrje të fshatit al-Mazraa al-Gharbiya, në veriperëndim të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi Rrjeti i lajmeve Quds dhe Qendra e Informacionit Palestinez.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat