Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel, si pjesë e përpjekjeve të BE-së për gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hiper, ka thënë se në takim do të diskutohen një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Kosova nuk pret që të ketë ndonjë zhvillim pozitiv nga ky takim, derisa Serbia insiston vazhdimisht që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.



