spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:25
HomeSiguriaPoliciaPolicia apelon për kujdes në përdorimin e TikTok-ut

Policia apelon për kujdes në përdorimin e TikTok-ut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme për të rinjtë dhe fëmijët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim që të raportojnë në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, në veçanti ndaj platformës TikTok, në të cilën kohe pas kohe publikohen sfida të ndryshme për të rinjtë/fëmijë, e të cilat nëse provohen mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e tyre. Policia e Kosovës po ashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre. “Të dashur fëmijë dhe prindër, kujdesi në botën virtuale është po aq i rëndësishëm sa ai në jetën reale. Mos u mashtroni nga ajo që shihni në rrjetet sociale dhe mos bëni pjesë në lojëra që rrezikojnë jetën. Bisedoni hapur me prindërit dhe mësuesit tuaj – vetëm së bashku mund të mbrojmë veten dhe të tjerët”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat