Rusia arreston një të dyshuar për vrasjen e gjeneralit
storm•/Rusia: I dyshuari, një 29-vjeçar shtetas i Uzbekistanit, ka pranuar se vendosi bombën që vrau gjeneral-lejtnant Igor Kirillov në Moskë, tha një zëdhënëse e prokurorisë ruse.
Autoritetet ruse njoftuan të mërkurën se kishin arrestuar një të dyshuar për vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak, gjeneral-lejtnant Igor Kirillov, në Moskë një ditë më parë.
I dyshuari, një shtetas 29-vjeçar i Uzbekistanit, emri i të cilit nuk u bë i njohur, u arrestua në një fshat jashtë Moskës, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë ruse.
Zëdhënësja tha se i arrestuari kishte pranuar se ishte rekrutuar nga agjencitë e inteligjencës ukrainase për të vrarë gjeneralin Kirillov, i cili ishte përgjegjës për forcat e mbrojtjes nga armët bërthamore dhe kimike të ushtrisë ruse.
I dyshuari kishte udhëtuar në Moskë dhe kishte vendosur një bombë poshtë një skuteri pranë shtëpisë së gjeneralit, shtoi zëdhënësja. Një ndihmës i gjeneralit gjithashtu u vra kur bomba shpërtheu.
Një zyrtar i shërbimit të sigurisë së Ukrainës, i njohur si S.B.U., duke folur në kushte anonimiteti, tha të martën se Ukraina ishte përgjegjëse për vrasjen.
Kjo është një ngjarje është në zhvillim…
Kreu i trupave bërthamore të Rusisë humbi jetën nga shpërthimi në Moskë