spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:28
HomeSiguriaPoliciaArrestohet i dyshuari për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e  veturave.

Policia thekson se ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhtarët e tij.

- Advertisement -

Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë (i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Sipas policisë, i dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

“I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thekson policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat