Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Associated Press” i ka kushtuar një artikull të vecantë, prezantimit të rezultateve nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë, raporton Storm.
Derisa pëmend se popullsia e Kosovës është zvogëluar në 1.6 milionë nga 1.74 milionë 13 vjet më parë, sipas regjistrimit të dytë të kryer në Kosovën e pas-pavarësisë në fillim të këtij viti, minoriteti serb në katër komunat veriore ku jetojnë shumica – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica Veriore – ishin gjithsej 36,652 ose 2.31% e popullsisë.
Agjencia e Statistikave tha se serbët e bojkotuan regjistrimin “në një masë të konsiderueshme” pas thirrjeve të partive politike serbe për ta bërë një gjë të tillë.
Mosha mesatare e Kosovës është vetëm 35 vjeç, e dyta më e re në Evropë. Mosha mesatare në regjistrimin e vitit 2011 ishte gati 30 vjeç.
Regjistrimi tregoi gjithashtu se lufta e viteve 1998-1999 rezultoi me 11,417 të vdekur dhe 1,047 të zhdukur. Dëmi material u vlerësua në 5 miliardë euro (5.2 miliardë dollarë).
Bazuar në regjistrim, 93,49% të popullsisë janë deklaruar myslimanë, 2,31% si ortodoksë dhe 1,75% si katolikë.
Rezultatet e regjistrimit “përbëjnë bazën për të hartuar politika për nevojat reale të qytetarëve”, tha kryeministri Albin Kurti.



