spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:23
HomeKosovaMattarella: KFOR-i ka parandaluar shkatërrimin e rajonit nga dhuna

Mattarella: KFOR-i ka parandaluar shkatërrimin e rajonit nga dhuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka vlerësuar rëndësinë e misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se pa praninë e tij, dhuna do të kishte shpërthyer në mënyrë që do të shkatërronte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

“Pa KFOR-in, do të kishim parë shpërthime dhune që do të kishin shkatërruar rajonin dhe vendin,” tha Mattarella gjatë një bisede me misionin komandues italian të KFOR-it.

- Advertisement -

Presidenti italian theksoi se misioni ka qenë jetik në momente shumë të ndjeshme, veçanërisht në zonat me praninë e komunitetit serb, ku ka pasur përplasje dhe tensione të krijuara artificialisht. “Për këtë arsye, misioni juaj është thelbësor, pasi garanton shmangien e përplasjeve të drejtpërdrejta dhe ruajtjen e një klime të sigurisë së pranueshme,” shtoi ai, raportojnë mediet italiane.

Mattarella gjithashtu ngriti alarmin për rrezikun që paraqesin ndërhyrjet nga jashtë Ballkanit, duke nënvizuar se misioni KFOR është një mburojë ndaj destabilizimit.

- Advertisement -

“Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë, dhe kjo është evidente”, potencoi ai.

Në fund, kreu i shtetit italian theksoi rëndësinë e pranisë së KFOR-it për perspektivën e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. “Prania juaj është shumë e rëndësishme për arritjen e qetësisë, një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE,” përfundoi Mattarella.

Misioni i KFOR-it vazhdon të luajë një rol kyç për stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat