spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:22
HomeKosovaIsh/Kryeministri Haradinaj: "Politika fashiste e Serbisë po lulëzon falë qeverisë Kurti"

Ish/Kryeministri Haradinaj: “Politika fashiste e Serbisë po lulëzon falë qeverisë Kurti”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me akuza të forta ndaj Vuçiqit dhe Kurtit për tensionet në Veri: “Politika fashiste e Serbisë po lulëzon falë qeverisë Kurti”


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar fuqishëm lidhur me situatën e tensionuar në veriun e Mitrovicës, pas ultimatumit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës. Haradinaj, dikur komandant i shquar në luftën kundër Serbisë, nuk kurseu akuzat e tij, duke e cilësuar Vuçiqin përgjegjësin kryesor për destabilizimin e situatës.

Në deklaratën e tij, Haradinaj theksoi: “Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ka minuar procesin e dialogut për njohje, ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale dhe zgjedhjet, ndërsa mbështet grupet kriminale për destabilizimin e Kosovës, i ndikuar edhe nga Rusia.”

- Advertisement -

Sipas Haradinajt, veprimet e Vuçiqit sot janë vetëm vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës. “E dhimbshme, por terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti,” shtoi ai. Haradinaj akuzoi Kurtin për dështimin në përballjen me Serbinë, duke theksuar se “politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, falë qeverisë Kurti, nuk duket më aq e keqe.”

Në fund, Haradinaj e bëri të qartë se e vetmja zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë është “njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues.”

- Advertisement -

by:Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat