spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025A po afrohen PDK dhe VV?

A po afrohen PDK dhe VV?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deklaratat dhe disponimi në festën e 20-vjetorit të Ministrisë së Ekonomisë nxisin pyetje

storm•/Zgjedhjet 2025: Në një ngjarje të shënuar mbrëmjen e kaluar, u festua 20-vjetori i Ministrisë së Ekonomisë, ku ministrja aktuale Artane Rizvanolli drejtoi ceremoninë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një deklaratë e Hysen Beqës, një zyrtar i lartë në këtë ministri dhe vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.

- Advertisement -
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë (D) dhe Hysen Beqa (M) – vellai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës

“Jam krenar që kam qenë pjesë e mbështetjes për qytetarët e Kosovës. Kemi subvencionuar miliona euro dhe nuk jemi përfolur kurrë për korrupsion. Madje, jemi vlerësuar për respektin dhe gatishmërinë për të shërbyer qytetarëve të Kosovës,” tha Beqa, duke shtuar se suksesi i Ministrisë ka qenë rezultat i punës ekipore dhe përkushtimit.

Postimi i tij, në kontekstin e një ngjarjeje të udhëhequr nga ministrja e VV-së, ngjalli spekulime për raportet mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vlen të theksohet se të dy protagonistët e fotos kanë prejardhje nga Gjakova, dhe kjo shpeshherë perceptohet si një lidhje që tejkalon ndasitë politike.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, një kontekst më i gjerë përfshin zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, të cilat kanë ngritur pyetje nëse VV dhe PDK po relaksojnë raportet për të ndërtuar ura bashkëpunimi në të ardhmen. Kjo është veçanërisht interesante, duke pasur parasysh akuzat e mëparshme të VV-së për “spastrimin e regjimit të vjetër” në institucione dhe agjenci.

A është ky një moment kalimtar, një “disponim i çastit”, apo paralajmërim i një “bashkim-vëllazërimi” të mundshëm politik ndërmjet dy partive kryesore? Koha do ta tregojë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat