spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
13:02
HomeSiguriaPoliciaHoxha: Dorëheqjet e policëve serbë janë pasojë e presionit nga grupet kriminale

Hoxha: Dorëheqjet e policëve serbë janë pasojë e presionit nga grupet kriminale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës në një konferencë për media, ka bërë prezantimin e punës dhe aktiviteteve policore, prezantim të raportit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë e Veriut, prezantimi i aktiviteteve në fushën e Policimit në Bashkësi, policëve sektorialë dhe bashkëpunimi me qytetarë, media, OJQ.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet ndër institucionet më të besueshme.

- Advertisement -

Hoxha shtoi se rrugëtimi i Policisë se Kosovës që nga themelimi ka qenë dhe mbetet i ndërtuar mbi vlera demokratike dhe profesionale.

Ai foli edhe për dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë në Veri.

- Advertisement -

“Pas dorëheqjeve masive të kolegëve ne Mitrovicën Veriore, Policia e Kosovës ka hapur 3 konkurse vetëm për minoritete. Gjatë këtyre tri konkurseve kemi rekrutuar rreth 170 zyrtarë policorë, prej tyre 12 kanë dhënë dorëheqje pas presioneve nga grupe të ndryshme”, ka thënë Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat