spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeSiguriaUshtriaFOTO / Pjesëtarët e FSK-së zhvillojnë trajnim për përdorimin e mortajave në...

FOTO / Pjesëtarët e FSK-së zhvillojnë trajnim për përdorimin e mortajave në Kroaci

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60mm dhe 120mm.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

- Advertisement -

Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

- Advertisement -

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë  edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç‘rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e pjesëtarëve, në mënyrë që të jemi të përgatitur për t’u përballuar me çdo sfidë që paraqitet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat