spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
00:26
HomeKosovaKurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Kosova shpreh solidaritet

Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Kosova shpreh solidaritet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Për këtë sulm ka ngushëlluar mbrëmë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Deri më tani u raportua për katër të vdekur, përfshirë edhe një fëmijë nga një sulm me veturë që u përplas me turmën në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

- Advertisement -

I dyshuari, një mjek saudit, u arrestua dhe rasti po hetohet nga autoritetet gjermane.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat