spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:09
HomeKosovaVuçiq: Pse trupat ruse u larguan nga Kosova, askush s’ma ka shpjeguar

Vuçiq: Pse trupat ruse u larguan nga Kosova, askush s’ma ka shpjeguar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë në televizionin serb “Tv Happy”, ka folur edhe për largimin e forcave ruse të cilat ishin vendosur në Kosovë pas hyrjes së NATO-s.

Vuçiq ka deklaruar se ende s’e kupton pse forcat ruse ishin larguar dhe se pse askush s’ia ka shpjeguar pse ka ndodhur një gjë e tillë.

- Advertisement -

“Ende nuk e kuptoj pse u larguan rusët nga Kosova dhe askush nuk ma ka shpjeguar ndonjëherë”, ka thënë presidenti serb Vuçiq, shkruan Euronews.

Sipas një njoftimi zyrtar të NATO-s, forcat ruse ishin larguar nga Kosova në vitin 2003. Ato fillimisht ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat