spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Rreth 51 mijë votues nga diaspora të regjistruar deri më tani

KQZ: Rreth 51 mijë votues nga diaspora të regjistruar deri më tani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar, duke nisur nga 29 gushti dhe duke përfunduar më 26 dhjetor 2024.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për RTK se në bazë të të dhënave, deri më 20 dhjetor, në orën 16:00, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 51,440 kërkesa për regjistrim, ndërsa 3,388 janë refuzuar.

- Advertisement -

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Sipas tij nga 51,440 aplikime të aprovuara, 12,631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 8,005 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 30,804 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat