spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:50
HomeSiguriaPoliciaVetaksident në Sllatinë, një person pëson lëndime

Vetaksident në Sllatinë, një person pëson lëndime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në Sllatinë, ku si pasojë është lënduar një person.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

- Advertisement -

“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Bajrami.

Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat