spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:14
HomeKosovaKuvendiKuvendi i Kosovës plotëson gjatë vitit vetëm gjysmën e agjendës legjislative

Kuvendi i Kosovës plotëson gjatë vitit vetëm gjysmën e agjendës legjislative

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu…” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në Kuvendin e Kosovës gjatë mandatit të këtij legjislativi, e cila këtë vit madje u shndërrua në klishe…

Për pasojë të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të dytë, andaj monitoruesit e Kuvendit vlerësojnë se gjatë këtij viti Qeveria nuk përmbushi më shumë se 50 përqind të agjendës legjislative.

- Advertisement -

“Në asnjërin vit të Qeverisë Kurti, nuk është përbushur më shumë se 50 përqind e agjendës legjislative, po flasim pra as në vitin 2021, 2022, 2023 e fatkeqësisht deri më tash as në vitin 2024 nuk është përbushur agjenda legjislative më shumë se 50 përqind. Një çështje të tillë ose një përmbushje e agjendës legjislative e kemi konsideru që ka ardh si shkak i mungesës së planifikimit adekuat, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Por gjithesesi ne e shohim si një dështim të Qeverisë për të përcjell me efikasëshmëri programin legjislativ”, tha Naim Jakaj nga IKD-ja.

Lëvizja “FOL” e ciëlsoi joserioze sjelljen e deputetëve në Kuvend, e cila lë pasoja të shumanshme.

- Advertisement -

“Qytetarët janë ata që më së shumti preken nga vendimet e Kuvendit, pasi që ata janë të thirrur të punojnë për të mirën e popullit dhe duke pasur parasysh që ne vazhdimisht kemi pasur shtyrje të seancave dhe mosmiratim të projektligjeve të ndryshme dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dëmet më së shumti i pëson populli”, tha Viona Bunjaku nga lëvizja “FOL”, raporton RTV21.

Dukuria e mungesës së kuromit ishte shpehur dukshëm edhe në vitit 2023 dhe për pasojë, dhjetëra pika dhe çështje që nuk u trjatuan janë bartur për shqyrtim në sesionin e sivjetmë të Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat