Kurti emëron Arsim Ademin zëvendësministër të Arsimit në prag të përfundimit të mandatit
Në fund të mandatit qeverisës, Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arsim Ademin si zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ky emërim i vonë, një praktikë e njohur nga qeveritë e kaluara për qëllime elektorale, vjen pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme, duke shtuar debatet për strategjinë e emërimeve të fundit të mandatit. Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrave.
Arsim Ademi, i cili jeton në Viti sipas profilit të tij në Facebook, ka punuar si asistent profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Sidoqoftë, në uebfaqen zyrtare të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, ai figuron si pjesë e stafit të ardhur nga fakultete të tjera, por pa një biografi të publikuar për arritjet e tij akademike. Është e mundur që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të publikojë detaje të tjera mbi përvojën e tij akademike, tani që ka marrë një detyrë të re. Nësë asgjë tjetër e arritura më e madhe mund të jetë se është “meAlbinin”.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Ademi do të arrijë të kontribuojë gjatë muajve të fundit të këtij mandati qeveritar, të cilin Kurti e përfundon në shkurt 2025.
by: Storm-rks +faqja zyrtare e Kryeminsitrise – e Fakultetit “FBV-së” dhe profili i të apostrofuarit.