Zinedin Zidan raportohet se mbetet i fokusuar në drejtimin e Real Madridit ose kombëtares franceze.
Sipas asaj që ka raportuar “Marca”, Zidan ka refuzuar ofertat nga klubet kryesore si Man. Junajted, Juventus, PSZH dhe Bajern Munih, si dhe nga ekipet kombëtare.
Zidan thuhet se nuk është i interesuar të menaxhojë diku jashtë dy opsioneve të tij të preferuara.
Pavarësisht spekullimeve rreth të ardhmes së Karlo Ançelotit në Real Madrid, Zidan e kupton se pozicioni është aktualisht i zënë dhe një rikthim në Madrid nuk ka gjasa në këtë moment.
Zidan ka shprehur besnikërinë ndaj Real Madridit, ku ndërtoi trashëgiminë e tij.
Ai gjithashtu ka aspirata për të menaxhuar Francën, por është i vetëdijshëm se kontrata e Didie Deshampit është deri në vitin 2026, duke bllokuar këtë rrugë për momentin.
Për momentin, Zidan thuhet se mbetet i durueshëm, duke pritur për mundësinë e duhur.



