Partia Demokratike (PD) ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin.
Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani.
Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.
Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
Kryetari i PD, Sali Berisha, i është bashkuar protestuesve në këto momente te Rruga e Elbasanit.
“Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin. Edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. Përshëndes ata demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit. Kjo mosbindje civile është në interesin e Tiranës dhe Shqipërisë. Ne nuk ndalojmë pa realizuar qëllimet tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”.