spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:47
HomeSiguriaPoliciaPolicia kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të motit të...

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të motit të keq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve të borës.

Shoferët këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica.

- Advertisement -

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat