Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër rreth vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, ka kërkuar nga KQZ-ja të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore, e jo të interesave politike.