spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:50
HomeSportBroja mund të jetë në krye të ekipit në përballjen me Cityn

Broja mund të jetë në krye të ekipit në përballjen me Cityn

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndeshja e të enjtes në Premier Ligë mes Evertonit dhe Mançester Cityt, mund të jetë ajo ku Armando Broja të luajë si titullar për herë të parë me klubin e tij të ri.

Sulmuesi shqiptar, ka luajtur pak minuta në dy ndeshje por ka treguar se ka shpejtësinë që kërkohet për të ndryshuar ritmin e një ndeshje e pse jo, edhe për ta vendosur atë.

- Advertisement -

Mançester City është në një krizë të thellë rezultatesh, me situatë shumë shqetësuese sidomos në mbrojtje.

Ndaj në mediat pranë klubit të Evertonit, është theksuar rëndësia e Brojës dhe formës që ka treguar ai, ashtu si edhe fakti se është më i freskët në krahasim me Kalvert-Ljuin, i cili ka përballuar pjesën më të madhe të ndeshjeve si titullar, por edhe po kalon një formë jo shumë të mirë para portës.

- Advertisement -

Ndaj bëhet gjithnjë e më reale mundësia që këtë të enjte, Broja ta shohë veten mes titullarëve përballë Mançester Cityt, duke shpresuar që të thellojë rekordin e padëshiruar të Pep Guardiolës, i cili ka fituar vetëm 1 nga 12 ndeshjet e fundit dhe e sheh skuadrën e tij që tani shumë larg luftës për titullin kampion në Premier Ligë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat