spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:51
HomeSportLojtari shqiptar drejtë Serie A

Lojtari shqiptar drejtë Serie A

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylli kuqezi që po tregon superperformancë në Serie B, Kristian Shpendi, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, ku Juventus duket se ka një ofertë serioze.

Sipas mediave italiane, Shpendi po shihet me prioritet nga Juventus, pasi trajneri Tiago Mota po kërkon një sulmues në janar, si një alternativë për të zëvendësuar serbin Dushan Vlahoviç.

- Advertisement -

Mësohet se me rinovimin e kontratës, në marrëveshjen që Çezena nënshkroi me Shpendin, ka një klauzolë të qartë largimi tashmë për sulmuesin.

Shifra është vetëm 4 milionë euro, e përballueshme lehtësisht nga një klub si Juventusi që e sheh këtë si një mundësi të mirë për të afruar një futbollist me kosto të ulët.

- Advertisement -

Të njëjtat burime shpjegojnë se plani i bardhezinjve është që në rast transferimi të sulmuesit shqiptar, ta kthejnë atë në zëvendësuesin e Dushan Vlahoviç, në qendër të repartit të avancuar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat